Pas humbjes në finale kundër Partizanit, trajneri i Teutës, Bledi shkëmbi është shprehur i kënaqur me rendimentin e ekipit në trofeun Pascucci.

Ai shprehu se tek Teuta nuk do të ketë më afrime.

“Jam i kënaqur nga pjesa e parë. Ndeshja me Lirinë nuk mund të krahasohet me atë ndaj Partizanit, pasi kryeqytetasit kanë një ekip më të kompletuar. Synimi është që të gjithë lojtarët të jenë në maksimum pas një jave.Shpresoj që në ndeshjen e parë të kampionatit të jemi gati, kjo pasi edhe blerjet duan kohë të përshtaten. Mendoj se do të jetë kampionati më i rivalizuar. Për sa i përket merkatos e quaj të mbyllur po asnjëherë si dihet. Jam i kënaqur me Kamara, por duhet të rregullojmë në qendër të mbrojtes pasi aty i pësuam golat.” u shpreh Shkëmbi.