Shkëmbi: Nuk u shthurëm, ja çfarë na mungoi ndaj Ventspils

12/07/2019 - 09:45

E ka provuar fazën e grupeve të Europa Ligës dy herë dhe e di mirë se çfarë ndjesie ka një ndeshje e tillë. Si duhet nisur dhe çfarë duhet bërë për ta përfunduar me kokën lart. Mirëpo, nëse në nisje durrsakët futen me një rast për shënim dhe nuk ia dalin, fati i keq bën që në aksionin pasardhës të pësojnë.

Trajneri i Teutës, pas disfatës 3-0, tregon çfarë nuk shkoi, sjelljen lojtarëve të afruar rishtas në merkato, apo edhe çfarë e bëri diferencën. Shkëmbi komentoi edhe golat e pësuar nga të tijtë, ndërkohë që nuk shpreh dorëzim, me gjithë disfatën me tre gola në 90 minutat e para.

Teuta e nis me rast, por pëson. Në pjesën e parë dominon në zotërimin e topit, por nuk shënon. Sa keqardhje për çfarë ndodhi në 45’ e para?

Është e vërtetë që e nisëm ndeshjen me një rast shumë të mirë, por pësuam një gol shumë të evitueshëm. Pas tij u munduam që të rikthehemi në lojë, kontrolluam në pjesën e parë, por pa shënuar.

Çfarë i mungoi Teutës në pjesën e parë, edhe pse në shumë momente loja u zhvendos në gjysmëfushën e Ventspils?

Na duhej më shumë cilësi, sidomos në momentet kur luanim në gjysmëfushën e tyre. Megjithëse patëm 2 apo tri raste, shanse për shënim, nuk arritëm që të realizojmë.

Çfarë këshillash dhatë në pushim dhe çfarë kërkuat prej skuadrës?

Na duhej më shumë shpejtësi te qarkullimi i topit. Jo vetëm kaq, por na duhej edhe që të mos prishnim ekuilibrat e skuadrës në pjesën e dytë.

Po çfarë ndodhi në të dytën, ra Teuta fizikisht apo Ventspils braktisi lojën në mbrojtje dhe ju sulmoi më shumë?

Ndodhi që gabuam në dy apo tri raste. Ndodhi edhe që, atë të cilën nuk e bëmë dot ne, e bëri kundërshtari.

Sa i zhgënjyer mbetët për mënyrën e pësimit të dy golave në fund?

Në fakt po, mbeta i zhgënjyer sepse me atë që po jepnim në fushë, nuk i meritonim këta 3 gola.

Ishte shthurje në mbrojtje apo çfarë?

Nuk mund ta quaj shthurje, mirëpo e sigurt që vuajtëm fizikisht në 20 minutat e fundit.

Pse ndodhi kjo gjë?

Kundërshtari është në mes të kampionatit dhe të paktën fizikisht do ta kishte më të lehtë.

Ka vend për të shpresuar mrekullinë në ndeshjen e kthimit me 3 gola disavantazh?

Është shumë e vështirë, por ne do e shpresojmë dhe do të luftojmë. Duhet që të besojmë te mrekullitë.

Pse nuk luajti Osmani?

Ka pasur një dëmtim të vogël dhe nuk ishte në maksimumin e tij.

Sa i kënaqur mbetët nga afrimet e kësaj merkatoje?

Afrimet ishin në të njëjtin nivel me të gjithë ekipin. Megjithatë, duhet akoma më shumë për të qenë i kënaqur me ta. Gjithsesi, si ndeshja e parë zyrtare, është normale që të mos shkëlqejnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Interi ka zhvilluar një fillim sezoni pothuajse perfekt në drejtimin e Antonio Contes.

Riccardo Orsolini është një nga risitë e listës së Italisë së Mancinit, për takimet eleminatore "Euro 2020".

Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara në futboll kohët e fundit, teksa shpesh herë nga ky fenomen janë prekur lojtarë të ndrysh

Pol Pogba është dhe mbetet një objektiv i Juves, aq sa media angleze, duke rënë në dijeni edhe të disa prej emrave të merkatos së janarit

Granit Xhaka është një hap pranë Milanit, siç raporton media zviceriane “RSI”, e cila bën me dije se lojtari është duke kërkuar shtëpi në

Ditën e sotme kanë dalë në konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares, Emanuele Ndoj dhe Myrto Uzuni, ku kanë folur për grumbullim

Vijojnë ofendimet në kor për mamanë e futbollistit të Romës, Nikolo Zaniolo.

Stadiumi i ri në kryeqytet që do të mbajë emrin “Air Albania”, ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme në Meksikë

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoennes, ka zbuluar se klubi gjerman i ndau rrugët me trajnerin Niko Kovac pasi që lojtarët e skuadrës

Kohë krize te Arsenali, që në katër ndeshjet e fundit ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë.