Shkëmbimi Icardi-Dybala, jo më thjesht një ide

19/03/2019 - 12:26

Pavarësisht mesazhit të Beppe Marottës për zgjidhjen përfundimtare të çështjes “Icardi” me kthimin e sulmuesit argjentinas nën urdhrat e Spallettit, e ardhmja e Mauros mbetet enigmë, aq më shumë tani që Lautaro Martinez po fiton më shumë kuota (sidomos pas paraqitjes mbresëlënëse në derbi me Milanin).

Martinez konsiderohet sulmuesi i së ardhmes në shtëpinë zikaltër dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, që e ka spikatur lajmin në faqe të parë, partneri ideal për të në sulm mund të jetë Paulo Dybala, që pëlqehet shumë nga Marotta.

Pas zërave të shumtë të javëve të fundit, përgjigjeve dhe kundërpërgjigjeve mes Paraticit dhe Marottës, janë rritur mundësitë për një shkëmbim të mundshëm mes dy rivalëve të përjetshëm të Serisë A.

Edhe verën e kaluar bardhezinjtë menduar seriozisht për për blerjen e Icardit, që në rast largimi të Mario Mandzukicit do të merrte vendin përkrah Cristiano Ronaldos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mund të kemi një shkëmbim të bujshëm në aksin Manchester-Madrid në merkaton e kësaj vere.

Mes këndimit, të qeshurave dhe i kapluar nga euforia, siç është normale pas shpalljes zyrtarisht kampion i një sezoni futbollis

Edhe pse ekipi i Teutës i ka fituar dy trofetë e këtij sezoni: Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, sërish skuadra durrsake nuk g

Jeta e Gonzalo Higuain nuk ka qenë një fushë e mbushur me lule.

Elseid Hysaj shihet si një ndër emrat kryesorë për tu larguar nga skuadra e Napolit në fund të sezonit.Gazeta më e madhë në Napoli "Il Ma

Wanda Nara ka dhënë një intervistë për një program të "Canale 5", ku ka konfirmuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, do të vijojë të j

Ka dalë në dritë një video e Cristiano Ronaldos menjëherë pas eliminimit të Juventusit nga ana e Ajax në çerekfinalet e Champions League.