Marrota në një intervistë të dhënë ditën e djeshme ka pranuar hapur se Ikardi dhe Naingolan nuk janë më në planet e Interit. Kështu që zikaltrit po kërkojnë tashmë destinacionet e mundshme për këta lojtarë. Problemi më i madh qëndron tek Ikardi, nga i cili Interi do të përfitojë sa më shumë para.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, Juventusi është në avantazh për Ikardin, por Napoli po bën çmos që të ta bëjë argjentinasin për vete.

Veç rrogës prej 10 milionë euro në sezon, tashmë De Laurentis ka një plan tjetër që është shkëmbimi kokë më kokë me Lorenco Insinjen. Napoli e vlerëson shtatshkurtrin 70 milionë euro po aq sa e vlerëson Interi Ikardin.

Sulmuesi argjentinas është një dashuri e vjetër e Napolit, që është tentuar të blihet nga De Laurentis në 2016-ën kur Higuain shkoi te Juventuisi.

Nuk dihet nëse Napoli do të kalojë në hapa zyrtare, apo janë thjeshtë zëra të merkatos.