Pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, në “rrjetën” e hetimit të krimit ekonomik në Spanjë ka përfunduar sulmuesi i Atleticos së Madridit, Diego Costa, i cili akuzohet se u është shmangur detyrimeve fiskale.

Mediat spanjolle raportuan sot se sulmuesi me origjinë braziliane, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Spanjën, është dënuar me 6 muaj burg, të cilin mund ta shmangë nëse paguan një shifër prej 36 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për një kontratë të cilën sulmuesi e nënshkroi me Adidas në verën e 2014-ës, pak para se të largohej drejt Chelseat, por që nuk e deklaroi në organet tatimore spanjolle, duke shmangur detyrimet fiskale.