Ka qenë edhe Pepe Reina, ish-portieri i Napolit dhe Milanit aktualisht te Aston Villa në Angli në listën e futbollistëve që duhet të bënin llogaritë me koronavirusin.

Për ta treguar ka menduar vetë ai, me Pepe Reinan që në një intervistë për Cadena Cope ka treguar atë që i ka ndodhur.

“Javën e kaluar kam patur simptomat e koronavirusit. Kanë qenë ditë të vështira në të cilat kam marrë masat e nevojshme për të mos infektuar pjesëtarët e tjerë të familjes. Në Angli nuk i bëjnë testet dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një problem. Por tani jam mirë. Ka qenë e vështirë. E kam ndjerë veten sikur më ka kaluar një kamion sipër”, ka theksuar portieri i Aston Villas.