Tri pikë që vlejnë sa një titull kampion. Barcelona përfiton nga hapi fals i Atletikos së Madridit dhe “fluturon” +10 pikë në klasifikim falë “pokerit” në fushën e Betisit.

Si gjithmonë spektakolar, Leo Mesi me tre gola dhe Luis Suarez ndihmojnë katalanasit për të vënë një dorë te kupa. Suksesi në “Benito Vijamarin” e bën Leon që të vendosë një tjetër rekord, duke u bërë lojtari me më shumë fitore në historinë e Barcelonës: 477 kundrejt 476 të Ksavit.

Nga ana tjetër, Luis Suarez bëhet uruguaiani me më shumë gola në La Liga (128). Kampionati është thuajse i siguruar dhe katalanasit hedhin një hap të sigurt drejt “tripletës”.