Milani ka bërë disa investime me shumë të mëdha, teksa në dy merkatot e fundit kanë shpenzuar 154 milionë euro.70 milionë euro për Paketa dhe Piontek, të cilët u afruan te kuqezinjtë në merkaton e janarit.

Transferimi i Kruniç, Benaser, Teo Hernandez, Leao dhe Duarte, i kushtoi arkave të kuqezinjve plot 84 milionë euro.Megjithatë tre kërkesat që trajneri Xhampaolo kishte për merkaton e verës, nuk u plotësuan.

Tekniku italian kërkontë në skuadër Korrean e Atletikos, Praetin e Sampdorias, i cili kaloi te Leisteri dhe Sensin që tashmë po shkëlqen me Interin.

Pavarësisht se këto kërkesa nuk iu plotësuan trajnerit, pronarët e Milanit kërkojnë që të aktivizohen të gjithë lojtarët e transferuar, në mënyrë që në të ardhmen të përfitojnë prej tyre.