Shpërblim i merituar, zbulohet premioja e FSHF-së për kombëtaren pas Ligës së Kombeve

21/11/2020 - 15:08

Shqipëria ia doli që të sigurojë vendin e parë në Grupin C4. “Panorama Sport” ka mësuar se për këtë, premioja e vendosur për Kombëtaren nga FSHF është rreth 200 mijë euro.

Objektivi i vendosur që në fillim, për të superuar të gjitha rivalet e thuajse të njëjtit nivel me ne, u arrit. Për këtë, FSHF ka vendosur që të shpërblejë futbollistët, të cilët sigurisht që në Kombëtare vijnë për ndjesinë dhe lidhjen e fortë që kanë me vendin dhe fanellën.

Por, në momentin që ka suksese, arritje dhe të ardhura të shtuara për vetë FSHF-në, kjo e fundit shpërblen edhe kontributin e futbollistëve apo stafit të Kombëtares.Si në çdo edicion, ka një premio për arritjen përfundimtare.

Prej kohësh, skuadra përfaqësuese ka caktuar me federatën, që mënyra e shpërblimit të jetë në përfundim të edicionit dhe jo pas çdo ndeshjeje. Në bazë edhe të rezultatit final në një sezon, kuqezinjtë kanë të përcaktuar edhe shifrën e shpërblimit që do të marrin.

Gazeta ka mësuar se për vendin e parë në Grupin C4 të Ligës së Kombeve, kuqezinjtë do të kenë premio të majme dhe një vlerësim të konsiderueshëm që ndahet proporcionalisht mes stafit, lojtarëve më protagonistë dhe më pas atyre më pak të tillë në këtë edicion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një situatë krize ekonomike, ku kanë rënë thuajse të gjithë zërat e të ardhurave të klubeve të futbollit, sponsorët e fanellave janë t

Në shtëpinë bardhekaltër vazhdon që të mbajë peshë çështje Luis Alberto.

Mançester Siti nuk ka ndërmend që të transferojë Lionel Mesin në merkaton e verës. Të paktën, kështu informon “Sky Sports”.

Siç u shpjegua nga Xhuzepe Marota përpara Inter-Torino ("do të kërkojmë kushtet e duhura"), klubi milanez tashmë konsideron me kujdes mak

Situatë aspak e qetë te Napoli, pas humbjes në shtëpi ndaj Milanit, me rezultatin 1-3.

Liverpool fitoi pastër 3-0 ndaj Leicester, duke i dhënë një pritje të “ashpër” ish trajnerit Brendan Rodgers, aktualisht në pankinën e “d

Arsenal nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dje ndaj Leeds, teksa në fund të ndeshjes u regjistrua në episod mjaft i veçantë mes Ki

Milani triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë ndaj Napolit dhe rimori kreun e renditjes në Serinë A, duke bindur plotësisht

Mungesa e triumfit në Champions League, apo fakti që Juve nuk shihet si favorit në një të ardhme të afërt për të fituar trofeun më të rën

Pa mbushur ende një vit nga koha kur Interi pagoi 27 milionë euro në total për të transferuar në Milano fantazistin danez Christian Eriks