Shpulla ndaj Candrevës i kushton shtrenjtë, ja sa javë pezullohet De Paul

18/09/2019 - 13:32

Shpulla që i dha Candrevës në ndeshjen mes Interit dhe Udineses, i ka kushtuar shtrenjtë fantazistit argjentinas Rodriogo De Paul, pasi përveçse la skuadrën me 10 futbollistë që në minutën e 36’, do të përballet edhe me një dënim të rëndë.

Kështu De Paul është pezulluar për plot 3 javë nga Gjykata Sportive në Itali, e cila ka vepruar me “dorë të hekurt” ndaj argjentinasit, që për hir të së vërtetës, bëri një gjest të turpshëm në “San Siro”.

Ia ka hedhur vetëm me një javë pezullim dhe me një gjobë prej 2 mijë eurosh, mesfushori i Brescias, Dessena, i cili u akuzua për sjellje të papërshtatshme ndaj kundërshtarit dhe simulim në zonën kundërshtare.

Me nga një javë pezullim ia kanë hedhur edhe sulmuesi i Veronës, Stepinski dhe mbrojtësi i Milanit Calabria, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq në ndeshjen mes dy skuadrave të dielën në mbrëmje.

Ndërkohë, futbollistit të Bolognës i është dhënë një karton i verdhë dhe një gjobë prej 2 mijë eurosh, për simulim në zonën kundërshtare, ndërsa klubi i Cagliarit ka marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh, për shishet e hedhura nga tifozët sardë në fushën e lojës.

Vlen të theksohet se Gjykata Sportive në Itali nuk ka marrë parasysh dy rastet e evidentuara me bujë si sjellje raciste, të tifozërisë së Cagliarit ndaj Lukakut dhe asaj të Veronës ndaj Kessie.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sandro Tonali do të jetë futbollisti i radhës që do t’i bashkohet Interit gjatë merkatos së kësaj vere.

Vdes në moshën 61-vjeçare, Gynter Mair, ish-portieri i Trentos në vitet ’80 dhe ’90 pas një shoku anafilatik që shkaktoi sulmi i disa gre

Trajneri Martini ka kohë ta përgatisë skuadrën deri më 27 gusht për ndeshjen me Beitar Jerusalemin.

Beitar Jerusalemi është një ekip shumë i fortë dhe ndaj tij duhet shumë kujdes.

Duke parë ecurinë në sezonin e fundit të skuadrës së Beitar Jerusalemit, rivalëve të Teutës në Ligën e Europës, vihet re se lojtarët e su

Antonio Conte i kënaqet kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League dhe lojës së skuadrës së tij, edhe pse e ka ndonjë rezervë të vogël

Lacio ka tentuar sërish t’i ofrojë Veronës një ofertë të kënaqshme për të marrë mbrojtësin Marash Kumbulla.Sipas “Il Messaggero”-s, klubi

Për vite me radhë ishte ndër protagonistët më spektakolarë të Serisë A, tani Alvaro Recoba nis një aventurë krejt të re, shumë larg nga b