Shqipëria dhe Kosova humbin terren në klasifikimin e FIFA-s

22/10/2020 - 16:34

Tetori pa fitore për Shqipërinë dhe Kosovën është reflektuar edhe në klasifikimin botëror të FIFAs-s, ku të dyja përfaqësueset humbasin terren, duke zbritur shkallë në klasifikim. Dy barazime pa gola për Shqipërinë, ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit, skuadra që janë më poshtë në renditjen globale, kanë sjellë rënien me 3 pozicione të kuqezinjve.

Nga vendi i 66-të, që gjendej një muaj më parë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja, aktualisht renditet në të 69-tin, me 1345 pikë nga 1351 që kishte në muajin shtator.

Sa u përket rivalëve në grupin e Nations League, Bjellorusia ndodhet në vendin e 90-të, pasi ka zbritur 3 pozicione, po aq sa Shqipëria, Kazakistani renditet i 119-ti, ndërsa Lituania ndodhet në vendin e 130-të. Për Kosovën, tetori solli zhgënjimin e madh sa i përket ëndrrës për të shkuar në Europian, që u sfumua në humbjen me Maqedoninë e Veriut, e cila u pasua në sfidat e këtij edicioni të Nations League, humbjen në shtëpi me Slloveninë dhe barazimin ndaj Greqisë.

Pikërisht barazimi ndaj helenëve ka bërë që “Dardanët” të mos humbasin shumë terren në klasifikim, duke zbritur me një shkallë, ndërsa aktualisht renditen në vendin e 117-të në klasifikimin e FIFA-s.

Sa u përket “peshave të rënda” të futbollit botëror, interesant është fakti se në klasifikimin e përditësuar për muajin tetor nuk ka asnjë lëvizje brenda apo jashtë 10-shes së parë, ku vazhdon të kryesojë Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale në Ligën e Kombeve që do të luhen përkatësisht në datat 6 dhe 7 tetor të vitit të ardhshëm

Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë?

Lionel Messi është nxitur nga djali i Diego Maradonas që të heqë dorë nga fanella e tij me numrin 10 në Barcelonë si një nderim për legje

Ky është një sezon që nuk po shkon edhe aq mirë për Real Madrid. Los Blancos, pasi triumfuan me Interin, pësuan dy humbje radhëzi.

Ylli brazilian Nejmar, ishte protagonist në një veprim që po bën xhiron e internetit.

Goli ndaj ukrainasve ishte i 750-i në karrierë për portugezin, që për herë të parë në një ndeshje zyrtare e ka dërguar topin në rrjetë më

Humbja ndaj Realit të Madridit në “San Siro” ishte edhe fundi i eksperimenteve për Antonuio Conten, që vendosi të heqë dorë nga prova për

Teuta është parë si një nga pretendentet kryesore këtë sezon.

Një protestë e ashpër në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit spanjoll të Juventusit Alvaro Morata, pa

Një futbollist është regjistruar duke goditur arbitrin me shkelm në stil "kung-fu" pas tensioneve dramatike në fund të një ndeshjeje të r