Teuta ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, duke afruar lojtarë për skuadrën e parë dhe atë U-21 që është në formatim e sipër.

Gjatë seancës së zhvilluar në kompleksin “Olympic Park” pati një rikthim të madh, Blagoja Todorovski iu bashkua grupit në stërvitje dhe do të jetë gati. Mbrojtësi i linjës së djathtë ditët e fundit po stërvitet me ngarkesë të plotë, çka do të thotë që do të jetë gati sapo të startojë sezoni 2020-2021.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Aleksandër Kuron dhe Fabjan Beqjan, që u duhet ende kohë që të kalojnë dëmtimet.

Kjo periudhë shtyrje e fillimit të sezonit të ri, po u vjen në ndihmë durrsakëve, për rikuperimet e lojtarëve të dëmtuar, duke qenë se janë titullarë të rëndësishëm…