“Shuplakë” për Mourinhon, West Hami rikuperon 3 gola “in extremis”

18/10/2020 - 21:46

Premier League është kampionati i surprizave të mëdha dhe i rezultateve të pabesueshme. Befasinë e radhës në vendin ku është shpikur futbolli e bëri West Hami, që shmangu humbjen përballë Tottanhamit, në derbin e Londrës, kur deri në minutën e 82-të po humbiste thellë 3-0.

Spurs-at ishin të papërmbajtshëm në minutat e para të sfidës, teksa shënuar 3 gola të njëpasnjëshëm me Son Heung-Min (që në minutën e parë) dhe Harry Kane dy herë (8’ dhe 16’). Një ndeshje që praktikisht u duk u mbyllur sapo kaloi çerek ore lojë, por surpriza ishte ruajtur për në fund.

Në të 79-ën, Kane pati një tjetër rast të volitshëm, që mund ta kishte vrarë përfundimisht sfidën, por topi i goditur prej tij u përplas në shtyllën e majtë.

Skuadra e Mourinhos e mori “shuplakën” në minutat e fundit të takimit. Në të 82-ën, një krosim i Aaron Cresswell (goditje e lirë) u kthye në asist për Fabian Balbuena, që goditi saktë me kokë, duke lënë të palëvizur portierin Hugo Lloris.

Vetëm tri minuta më vonë Sanchez, në tentativë për të larguar topin, e devijoi në portën e tij, me rezultatin që shkoi 2-3 dhe në minutën e katërt shtesë, Lanzini barazoi shifrat me një goditje fantastike nga jashtë zonës, me topin që përfundoi në trekëndësh. Vetëm pak minuta më herët, Gareth Bale kishte humbur një tjetër rast të pastër për ta mbyllur takimin.

Një gol i pabesueshëm, që la pa fjalë edhe Jose Mourinhon, që pas fitores tenistike ndaj Manchester United në “Old Trafford” (1-6) pa se si skuadra e tij shpërdoroi epërsinë e trefishtë, duke lënë dy pikë në një ndeshje të cilën e konsideroi para kohe të fituar.

Dy takimet e tjera të kësaj të diele në Premier League,  Sheffield Utd – Fulham dhe Crystal Palace – Brighton përfunduan me të njëjtin rezultat 1-1.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e krijuar pas humbjes së Gjermanisë 6-0 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve vazhdon të jetë e tensionuar.

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu.

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona, është larguar të mërkurën nga kjo jetë.

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

Teuta nuk shkoi më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Vllaznisë.