Roma do të luajë ditën e nesërme ndaj Lacios, në atë që është një nga derbit më të bukur në Itali.

Rivaliteti midis tifozëve është shumë i madh, teksa diçka të tillë e kanë konfirmuar edhe ngjarjet e ndodhura së fundmi.

Tifozët e Lacios, me në shënjestër Nikolo Zaniolon që pësoi një dëmtim të rëndë, kanë shpalosur një banderolë pranë qendrës stërvitore të Romës.

Aty shkruhej: “Zaniolo si Roca, çalamani i Romës”, duke e shoqëruar këtë me figurën e një karrige me rrota.

Françesko Roca ka qenë pjesë e Romës mes 1972-1981, i cili gjithashtu pësoi një dëmtim të rëndë, duke kryer pesë operacione në gju.