Skandali me himnin para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri pritet të kalojë vetëm me një gjobë nga UEFA.

Në bazë të rregullores për raste të tilla, Federata e Futbollit të Francës pritet të ndëshkohet nga 5 deri në 10 mijë euro gjobë, për shkak të mangësive në organizimin e ndeshjes ndërkombëtare, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Takimi i luajtur në “Stade de France” në Paris nisi me 6 minuta vonesë, pasi në vend që të ekzekutohej himni i Shqipërisë, u vendos për pak çaste ai i Andorrës.

Kombëtarja nuk pranoi ta niste lojën derisa të ekzekutohej himni shqiptar. Gafa vazhdoi edhe me spikerin nga fonia e stadiumit, i cili kërkoi ndjesë për Armeninë dhe jo Shqipërinë.