Skëndërbeu rigjen fitoren dhe fut në krizë Partizanin, i cili në 3 javët e para ka grumbulluar vetëm 1 pikë falë barazimit me Kukësin.

Në Korçë “Të kuqtë” i kanë të pakta shanset përballë një Skëndërbeu që ka gjetur forcën të reagojë pas barazimit në Kamëz fundjavën e shkuar.

Skuadra e Ilir Dajës ka krijuar volum dhe raste të shumta që në 45 minutat e para, por goli i avantazhit ka ardhur në pjesën e dytë me anë të sulmuesit të ri të tyre Soue. Pak minuta nga fundi korçarët shënojnë me penallti edhe golin e dytë, falë saktësisë së Sabien Lilajt.

Nga ana tjetër Partizani e sheh veten në shumë vështirësi në këtë fillim të ri nën drejtimin e Moxhit dhe Iulianos në pankinë.