“S’më pëlqen të zëvendësohem, por s’isha mirë”, Ronaldo: Për Juven kam luajtur i dëmtuar

18/11/2019 - 16:07

Në takimin Juventus-Milan, më shumë sesa fitorja që u mundësoi bardhezinjve kthimin në majën e renditjes, u komentua zëvendësimi i Kristiano Ronaldos në minutën e 55-të.

Trajneri Sarri do të deklaronte pas ndeshjes se portugezi ishte zëvendësuar për të mos përkeqësuar një problematikë fizike, e cila e shqetësonte prej javësh dhe nuk e linte të stërvitej.Justifikimi i teknikut tingëlloi disi i çuditshëm në një rrethanë të pazakontë, pasi 34-vjeçari raportohej se ishte larguar nga stadiumi përpara përfundimit të ndeshjes.

Në një javë distancë dhe pas 4 golave në kombëtare, ylli portugez është rikthyer të flasë për argumentin e lidhur me formën e tij në skuadrën e klubit, pasi me Portugalinë tregoi se mund të kishte gjithçka përveç  problemeve shëndetësore. Pas ndeshjes me Luksemburgun, kur shënoi edhe golin e tij të 99-të me përfaqësuesen luzitane, CR7 ka thënë:

“Është e vërtetë që në tri javët e kaluara kam qenë disi i kufizuar në aspektin fizik. Nuk dua të bëj polemikë dhe as dua të ushqej të tilla, por të gjithë e dinë që nuk më pëlqen të zëvendësohem, aq më tepër që në atë ndeshje rezultati ishte ende 0-0 dhe unë doja të ndihmoja më çdo kusht skuadrën dhe shokët e mi”.

Megjithëse pas një ndeshjeje me kombëtaren, Ronaldo ka përfituar nga konferenca në shtyp për të sqaruar raportin e tij me trajnerin Sarri:

“Gjithmonë synimi im primar është të jap kontributin maksimal për Juventusin. E kam bërë këtë në fushë, duke luajtur ndonjëherë i dëmtuar e duke pranuar zëvendësimin kur ka ndodhur. I kuptoj zgjedhjet e trajnerit, aq më tepër që nuk isha mirë fizikisht. Edhe në dy ndeshjet me kombëtaren nuk kam qenë në 100 për qind të formës sime”.

Portugezi nuk do të gjobitet dhe as nuk pritet të japë llogari për nervozizmin e tij, megjithatë me shokët mund t’i duhet të ballafaqohet. Lidhur me këtë aspekt ai deklaroi:

“Kur vjen puna për të sakrifikuar veten, e bëj sepse e di se kishte shumë aspekte në valle. Si Juventusi ashtu edhe Interi po i bëjnë shumë presion njëra-tjetrës dhe e dinim mirë se nëse nuk do të fitonim ndaj Milanit do të ishte problem. Në karrierën time nuk kam pasur kurrë lëndime të mëdha, faleminderit Zotit. E dija që isha i kufizuar, klubi e dinte, por uroj që të jem në maksimum sa më shpejt”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për zyrtarizimin ndoshta duhet të kalojnë edhe disa orë, por tahsmë nuk ka më asnjë dyshim, Marley Aké do të jetë futbollist i Juventusit

Milani pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë në derbin e Madoninnas, përballë Interit, që e nxori jashtë Kupës së Italisë.

Edi Reja është gati të ulet në pankinën e Napolit deri në fundin e këtij sezoni.

Antonio Conte, në përfundim të derbit me Milanin në Kupëm e Italisë, u shpreh se zikaltrit e merituan fitoren.

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit

Edhe Zhoze Murinjo solidarizohet me ish-lojtarin e tij, Frenk Lampard, për shkarkimin nga stoli i Çelsit pas 18 muajsh dhe si ish-trajner

Blerim Krasniqi ishte autori i golit të vetëm të bluve në barazimin 1-1 që Teuta arriti në shtëpi ndaj Partizanit.

Mes Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se kanë lindur problemet e para.

Ashtu si edhe kjo javë që lamë pas, edhe në atë pasardhësen, Kategoria Superiore do të jetë e ndarë në dy ditë.

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos.