Andre Ter Shtegen është një nga portierët më të mirë në qarkullim. Gjermani që mbron portën e Barcelonës ka qenë protagonist kryesor me skuadrën katalanase, e cila po kryeson bindshëm kampionatin spanjoll.

Kjo për meritë edhe të portierit. Revista e njohur “Bild” ka zhvilluar një sondazh, ku u është kërkuar tifozëve të zgjedhin portierin, të cilit i besojnë më shumë në portën e kombëtares gjermane.

Rezultati ishte dukshëm në favor të Ter Shtegen, i cili mori 70% të votave në krahasim me 30% të Manuel Nojerit.