Pas pak më tepër se 6 sezonesh në stolin e Spalit, Leonardo Semplici është shkarkuar zyrtarisht sot nga drejtuesit e klubit, vendim që erdhi pas humbjes me Sassuolon, që ishte e radhës në vazhdën e rezultateve negative.

Semplici mori drejtimin e skuadrës në dhjetorin e 2014-ës dhe në 2016-ën arriti ta ngjitë Spalin në Serinë B e një vit më vonë në Serinë A, ku edhe e kreu me sukses misionin e mbijetesës për dy sezone me radhë.

Megjithatë këtë vit skuadra ka vuajtur jo pak dhe ndodhet në vendin e fundit me vetëm 15 pikë në 23 javë, ndërsa mbijetesa është komplikuar ndjeshëm, ndaj drejtuesit e Spal vendosën të bëjnë ndryshim në pankinë.

Emri favorit për të zëvendësuar Semplicin në stolin e Spalit, është ai i ish trajnerit të Italisë U21, Gigi Di Biaggio, i cili është aktualisht i papunë dhe gati të provojë veten në një pankinë në Serinë A.