Luciano Spalletti nuk do të jetë trajner i Interit sezonin e ardhshëm, pavarësisht se fitorja dramatike ndaj Empolit u siguroi zikaltërve pjesëmarrjen në Champions. Eksperienca e tij në krye të skuadrës milaneze mund të konsiderohet e mbyllur. Mbeten për t’u vendosur vetëm disa detaje të prishjes me marrëveshje të kontratës.

Drejtuesit e Interit po përgatiten për një zyrtarizuar rrugëtimin e ri me Antiono Conten trajner. I përket pikërisht ish-trajnerit të Juventusit, Italisë dhe Chelsea-t të ndërtojë në bashkëpunim me Marottan një skuadër që mund të konkurrojë me bardhezinjtë në Serinë A, të synojë Kupën e Italisë dhe të bëhet protagoniste në Europë.

Është vetëm çështje ditësh që Conte të marrë zyrtarisht drejtimin e Interit, mund të ndodhë që të mërkurën. Është fakt, që palët kanë rënë dakord dhe kanë mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes.

Trajneri nga Lecce do të ndërmarrë një udhëtim në zyrat qendrore të Suning, në Kinë, për të njohur personalisht pronarin Zhang Jindong, i cili pas fitores me Empolin deklaroi se “do të bëj më të mirën për këto ngjyra!”. Sigurisht më Antonio Conten trajner.