Pas ngjarjes së tmerrshme që preku vendin tonë nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë një letër ngushëllimi edhe nga Presidenti i Federatës së Futbollit Spanjoll, Luis Rubiales.

Në letrën e tij, Presidenti Rubiales shprehet:

"I dashur Armand,

U trishtova shumë kur dëgjova për humbjet tragjike, numrin e madh të njerëzve të plagosur dhe shumë familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit, që goditi Shqipërinë.

Në emër të Federatës Spanjolle, dua të shpreh keqardhjen për njerëzit në vendin tuaj. Mund ta shfrytëzoj këtë moment të trishtë për t’ju ofruar juve dhe dhe familjeve që janë prekur nga kjo katastrofë e madhe, ngushëllimin tim më të sinqertë.

Lutem na njoftoni nëse keni nëvojë për ndonjë ndihmë që mund t’ju ofrojmë në këtë kohë tragjike. Gjithë të mirat!"