Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

“Më mirë trajner apo drejtor – Koha, kuptohet ka bërë punën e vet. Më mirë, zanati kryesor, trajneri, por gjithsesi jemi brenda fushës. Është një kohë e gjatë që kam qenë trajner, tani jam drejtor. E kam bërë disa herë drejtorin.

Trajneri nën presion prej drejtorit – Është një dukuri bashkëkohore që të gjitha skuadrat janë plotësuar me drejtorë teknik, sportiv. Nuk ka të bëjë me presionin, por që trajneri të ketë rreth vetes një staf sa më të mirë për ta ndihmuar t’i bëjë detyrat sa më mirë, por dhe klubin. Sot futbolli ka marrë përmasa të mëdha. Secili duhet të respektojë detyrën e vet. Dikush punon për të marrë rezultatet, dikush si të afrojë lojtarë. Organika e klubit është rritur goxha, për të plotsuar kriteret e FIFA-s dhe UEFA-s që të jetë një klub profesionist.

Titulli – E filluam me 5-6 skuadra për një objektiv, që shtë diçka e rrallë. Flasim dhe për financat. Kur Në kushtet konkrete, u shfaq bukur në kampionat dhe Vllaznia, që po udhëheq bindshëm. Në këto kushte rritet vështirësia. Duhet të shkurtojmë diferencën. Është si garë ciklisitike që shkëputet dikush dhe krijohet një grup që vjen nga pas. Është e vështirë, por jo e paarritshme. Shembulli është Vllaznia. Mendojnë për ndeshjen e radhës. Duhet të jetë i njëjti objektiv dhe për skuadrat e tjera, të mendojnë për afër, jo për larg.

Derbi – Derbi na mungon të gjithëve. Ka një karakteristikë që derbi garanton 50% spektakël, sepse mungojnë tifozët, dritat, koreografia. Derbi ka pasur gjithmonë garanci për spektakël.

Tifo për Partizanin apo Tiranë – Nuk ka shans për preference. Jo vetëm se jam drejtues teknik, koha ka bërë të vetën. Kam dhënë kontribut te të dyja skuadrat, dhe tani flas më tepër si specialist sesa si tifoz. Do të thoja që ky derbi i dytë ndryshon nga ai i pari. Partizani ishte favorit në të parin për dëmtimet dhe largimet e Tiranës. Tani është 50-50. Kanë ndërhyrë të fuqishëm në minimerkaton e janarit, kanë afruar futbollistë për të rritur nivelin e lojës.

Derbi ndryshon fatin e sezonit – Keni të drejtë për atë që ndodhi sezonin e kaluar. Janë dhe 23 ndeshje të tjera. Fitorja në derbi të jep bonus të madh psikologjik dhe motivim për t’u stërvitur më i kënaqur për ndeshjen e radhës. Duhet ana psikologjike për ata që do synojnë.

Vllaznia – E kemi thënë të gjithë dhe analistët që si ka ndryshuar Vllaznia. Nuk u kanë munguar paratë dhe mbështetja, por disa elemente të tjera në vitet e kaluara. Tani kanë sponsorin Xhaferi, kanë mbështetjen e bashkisë, i dhanë kohën e mjaftueshme një trajneri të ri. Dhe për lojtarët, me thjeshtësi mendojnë për ndeshjen e radhës, i respektojnë kundërshtarët. Janë për t’u marrë shembull për këtë gjë”, u shpreh drejtori teknik i Teutës Sulejman Starova.