Stërvitje me nga 2-3 lojtarë dhe distancë, Teuta gjen zgjidhje për gjysmën e skuadrës

06/04/2020 - 13:27

Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Teutës çdo ditë i sheh që të stërviten sipas një plani që ka përcaktuar trajneri Edi Martini, me përjashtim të fundjavës që pushojnë.

Nën mbikqyrjen e përgatitësit atletik Eduard Salillari, si dhe zv.trajneri Bledar Hodo, futbollistët zbresin grupe-grupe në stadiumin “Niko Dovana”, duke zbatuar kështu masat shtrënguese për mbrojtjen nga koronavirusi.

Të njëjtën metodë kanë ndjekur edhe klube të huaja këtë periudhë, me lojtarët që mbajnë një distancë prej dy metrash nga njëri-tjetri. Mbrojtësit Arapi dhe Hoxha, për të vazhduar me emra si Kallaku, Çyrbja, Beqja, Kapllani, L.Vila dhe E.Vila, si dhe lojtarë të rinj që janë pjesë e skuadrës së parë, çdo ditë marrin ngarkesën e duhur për të mos humbur formën.

I veçuar stërvitet në plazhin e Durrësit çdo ditë edhe sulmuesi Idelino Kolubali, i cili është nga të vetmit e huaj që kanë mbetur në qytetin bregdetar pas pezullimit të kampionatit.

Ndërkohë, lojtarët e tjerë janë pranë familjeve të tyre, duke punuar me një program enkas të dhënë nga stafi që më 13 mars. Bëhet fjalë për maqedonasin Todorovski, boshnjakun Hreljic, shkodranët Hebaj e Kalaja, si dhe fieraku Aleksi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Inter mbetet në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Lautaro Martinez, do të mund Barcelona të paguaj klauzolën e tij të largim

Në sezonin e mrekullive të Atalantës me skuadrën bergamaske që shkruajti historinë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League,

Telonevela Mauro Icardi që zgjati për më shumë se një vit mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët.

Futbolli në Hungari nisi më 23 maj, por që nga kjo fundjavë qeveria dhe federata në vend rihapën dyert e stadiumeve, duke kthyer tifozët

Grabitjet vazhdojnë të jenë të shumta në Angli, ku shpesh preh e tyre janë bërë edhe lojtarët e skuadrave të ndryshme.

E ardhmja e mesfushorit të spikatur të Teutës  dhe Shpresave Sherif Kallakut duket se do të jetë larg i Shqipërisë.

Teuta ndez “motorët” para rifillimit të kampionatit.

Në gjurmët e Marash Kumbullës është vendosur edhe klubi i Lionit në Francë.

Pasi ia mori Theon, Reali është duke synuar Odegaardin dhe Jovicin.Theo Hernandez është duke shkëlqyer te Milani.

Pas Bundesligës edhe ligat e tjera europiane janë gati të startojnë brenda muajit qershor, ndërsa UEFA tani ka nisur llogaritë për të për