Strategjia e britanikëve për të fituar medalje? Të mësosh si të lash duart!

16/10/2019 - 13:31

A e keni imagjinuar se diferencën mes një medaljeje të artë dhe asaj të argjendtë mund ta bëjë higjiena personale? Edhe pse mund të duket e çuditshme, atletët që do të përfaqësojnë Britaninë e Madhe në Olimpiadën e ardhshme janë udhëzuar sesi duhet të lajnë duart.Instituti i Sportit në Londër u ka rekomanduar sportistëve të përdorin “SureWash”, një program që është zbatuar edhe në shërbimin spitalor, për të kryer në perfeksion një veprim të thjeshtë, që duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së të gjithëve. Por, që realisht jo të gjithë e bëjnë si duhet.

“Trajnimi i duhur është thelbësor, sepse sëmundjet e frymëmarrjes dhe të aparatit tretës janë kërcënimi kryesor për shëndetin dhe mund të ulin aftësinë fizike të sportistëve gjatë përgatitjeve dhe në garë”, informon Instituti i Sportit në Londër.  Pjesa më e madhe e sëmundjeve të frymëmarrjes shkaktohet nga kontakti fizik, ndaj parandalimi shihet si thelbësor për të maksimalizuar performancën fizike dhe eliminuar edhe faktorët më minimalë të rrezikut.

Atletët britanikë do të marrim mësime nëpërmjet videove, për të mësuar sesi t’i lajnë në mënyrë korrekte duart. Madje do të jenë të monitoruar për të parë nëse atletët i kanë memorizuar veprimet që duhet të ndjekin. “Është pak e çuditshme për ta thënë, por pjesa më e madhe e njerëzve nuk di t’i lajë duart në mënyrë korrekte”, shprehet doktori Richard Hull i Institutit të Sportit. – Njerëzit e harrojnë shumë shpejt sesi duhet bërë.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë më parë mbrojtësi japonez Yuto Nagatomo i dha lamtumirën mes lotëve skuadrës turke të Galatasarayt, me të cilën luajti në dy sez

Tranjeri i Teutës, Edi Martini ka dalë sot në një konferencë për shytp në prag të ndeshjes ndaj Skëndërbeut.

Ndonëse ende shumë larg viteve më të mira dhe me pretendime për të arritur vetëm një vend në Europa League, Milani është shndërruar në nj

Ndonëse e dominoi Kukësin, Teuta nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim pa gola.

Fatkeqësi në familjen e Emiljano Vilës, mesfushorit të Teutës që ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare.

Liverpool ka fituar titullin kampion pas 30 vitesh dhe tifozët e “The Reds” normalisht janë shumë të lumtur për diçka të tillë.

Sulmuesi i Romës Edin Xheko raportohet së është kthyer në një objektiv serioz të Juventusit këtë verë.

Napoli po tregohet shumë aktiv në merkato edhe pse ende nuk ka zyrtarizuar goditjet e reja.

Asnjë rast pozitiv ndaj Covid-19 në padokun e Spilbergut, ku këtë fundjavë do të nisë sezoni i Formula 1.

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich Karl Heinz Rummenigge flet pa dorashka përsa i përket një prej emrave më të lakuar në merkato, por edhe m