Racizmi është kthyer në modë në futbollin italian. Kësaj here viktimë e thirrjeve raciste ka qenë sulmuesi serb Duzhan Vlahoviç. Ai është pjesë e 19-vjeçarëve të Fiorentinës. Në ndeshjen ndaj Torinos, të vlefshme për kampionatin e të rinjve, është ofenduar në kor nga tifozët vendas të cilët e kanë quajtur atë “cigan m…”.

Menjëherë pas këtij momenti, futbollisti shqiptar Erald Lakti, i cili është dhe kapiteni i Fiorentinës, ka kërkuar ndërprerjen e ndeshjes. Mësohet se Lakti i ka thënë arbitrave se takimi nuk mund të luhej në kushte të tilla, megjithëse gjithçka u lejua të vazhdonte, ndërsa miqtë do të fitonin me rezultatin 1-2.