Super buxheti i Man.United, 230 mln euro për merkato

15/04/2019 - 17:12

Man.United po përpilon një super buxhet për tu rikthyer konkurrues në Premier League dhe Champions League.

Sipas të përditshmes britanike Sunday Express, Ole Gunnar Solskjaer do të ketë në dispozicion këtë verë 230 milion euro për fushatën e blerjeve, një shumë e konsiderueshme pasi këtu nuk përfshihen përfitimet që mund të vijnë nga shitja e lojtarëve të ndryshëm.

Gjithnjë sipas mediave britanike, Christian Eriksen është objektivi kryesor i United. “Djajtë e kuq” shohin tek Eriksen profilin e duhur për të rritur më shumë cilësinë në repartin e mesfushës.

Fantazisti danez është lojtari ideal për të lidhur si duhet mesfushën me sulmin, gjithashtu një futbollisti i cili ka një raport shumë të mirë me golin. Eriksen është gjithashtu objektivi i shumë klubeve të mëdha europine, por ky buxhet ia lejon të bëjnë një çmenduri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse ekipi i Teutës i ka fituar dy trofetë e këtij sezoni: Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, sërish skuadra durrsake nuk g

Jeta e Gonzalo Higuain nuk ka qenë një fushë e mbushur me lule.

Elseid Hysaj shihet si një ndër emrat kryesorë për tu larguar nga skuadra e Napolit në fund të sezonit.Gazeta më e madhë në Napoli "Il Ma

Wanda Nara ka dhënë një intervistë për një program të "Canale 5", ku ka konfirmuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, do të vijojë të j

Ka dalë në dritë një video e Cristiano Ronaldos menjëherë pas eliminimit të Juventusit nga ana e Ajax në çerekfinalet e Champions League.

Në Madrid sezoni po mbyllet në mënyrë të trishtuar, si asnjëherë këto vitet e fundit, ndaj tashmë te Reali presin verën për të nisur revo