Një reagim jashtë normales i trajnerit serb Nenad Lalatoviç është duke bërë xhiron e internetit. Pavarësisht triumfit ndaj Radniçkit ditën e djeshme, tekniku i Vojvodinës është shfaqur tepër i irrituar, teksa ka kërcënuar me jetë një tifoz në tribunën qendrore, duke i bërë me shenjë se do ia presë fytin.

Lalatoivç pritet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tij të shëmtuar, teksa ka marrë vëmendjen e shumë prej mediave botërore.

Vojvodina kryeson momentalisht kampionatin serb me 19 pikë në 8 ndeshje.