Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Një orë nga fillimi i Asamblesë, forca të shumta policie kanë rrethuar ambientin e “Hotel Adriatik” ku do të zhvillohen zgjedhjet, që duket si një shtetrrethim i vërtetë.

1

Pak minuta para fillimit të Asamblesë zgjedhore, presidenti Armand Duka është ulur në bar-in e resortit për të konsumuar kafen e mëngjesit.

Pas largimit të Dukës, në tavolinën e Gjicit mbërrin administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. “Nuk firmosja pa ardhur ti”, ishte batuta e vlonjatit, drejtuar Gjicit.

Gjici dhe Duka

Në ambientet e hotelit kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s.

Gjici dhe Flamurtari

Në orën 08:38 mbërrin kandidati Bashkim Fino dhe takohet së pari me Koço Kokëdhimën, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe.

Fino

Nuk mungon kortezia, zv.presidenti Lutfi Nuri mirëpret kandidatin Bashkim Fino.

Fino zgjedhjet

Të pranishëm në Asamble janë edhe 2 bomberat e Kombëtares, Alban Bushi dhe Erion Bogdani.

Bushi dhe Bogdani

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi takon sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.

Demi

Zv.presidenti i UEFA-s, po i drejtohet sallës ku do të mbahet Asambleja zgjedhore. /Panorama Sport/