Tare: Maldini dhe Boban e pranuan me respekt vendimin tim

02/07/2019 - 10:32

Igli Tare flet pa dorashka për merkaton e Lazios, refuzimin e ofertës së Milanit dhe garën në Serinë A. Drejtori sportiv lacial është i bindur se skuadra kryeqytetase do të jetë mes skuadrave kryesuese sezonin që vjen.

Merkato: Duhet të jemi të zotë me metodën tonë të punës, çdo vit është më i vështirë, mjafton të shohësh merkaton që kanë bërë skuadrat e mëdha. Ne do të ndërhyjmë për të rregulluar shumë pak gjëra në organikë. Kemi vepruar gjithnjë me logjikë dhe me një projekt teknik të përcaktuar qartë.

Gara në Serinë A: Nuk do të përjashtoj Milanin e Maldinit dhe Bobanit, ndërsa Roma i ka besuar një trajneri shumë interesant. Interi po kërkon të ngushtojë hendekun me Juventusin, sikurse po vepron dhe Napoli. Ne jemi në një grup të përbërë prej 5-6 skuadrash që mund ta bëjmë edhe më të fortë konkurrencën.

Inzaghi: Simone Inzaghi bën pjesën në historinë e Lazios, nuk ka qenë zbulimi im. Kam patur fatin të luaj me të dhe ta zgjedh si trajner së bashku me presidentin Lotito. Tek ai kemi parë diçka interesante dhe na tregoi se kishim bërë zgjedhjen e duhur.

Milinkovic Savic qëndron? Nuk është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, ka zgjatur kontratën vetëm pak muaj më parë. Por, nëse vjen ndonjë ofertë e parezistueshme, mund të merret në konsideratë.

Refuzimi i ofertës së Milanit: Nuk mendoj se refuzimi i ofertës së Milanit do të kushtëzojë karrierën time. Jam te Lazio pres 15 vjetësh dhe qëndrimi këtu ishte një zgjedhje zemre (dashurie). Kam qenë i nderuar që Maldini dhe Boban patën interes për mua, kemi qenë kundërshtarë në fushë por edhe më pas si drejtues. Kam folur me të dy dhe kam kuptuar që Milani është jeta e tyre. E pranuan refuzimin tim me shumë respekt, e dinin që për mua do të ishte shumë e vështirë ta hidhja atë hap.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pep Guardiola ka pranuar humbjen në garën e titullit të Premierligës.Skuadra e tij e Manchester Cityt ishte në gjendje vetëm të barazonte

Daniel Lekndreaj është basketbollisti më i ri i Goga basket. Ai ka ardhur nga Partizani, ndërsa tani do mbrojë të tjera ngjyra.

Pas një aventure në Kanada me Montreal Impact, Blerim Xhemajli është gati të provojë një eksperiencë edhe në kampionatin kinez, ku kërkoh

Inter u ndal dje në një barazim 1-1 në transfertën ndaj Lecces, i dyti radhazi për zikaltrit, pas atij me Atalantën një javë më parë në “

Sulmuesi i Çelsit, Miçi Batshuaji është hedhur në gjyq nga ish e dashura e tij sepse nuk paguan shpenzimet mujore që i takojnë për vajzën

Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Parmën ditën e djeshme, në një ndeshje që ishte më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë. Prota

Albano Aleksi është një nga liderët e repartit të mesfushës së Teutës.

Karlo Ançeloti këmbëngul: do Emre Can tek Evertoni dhe bisedimet po marrin trajtën e duhur me drejtorin e sektorit teknik të Juventusit q