Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Sulmuesi mes COVID dhe dëmtimeve, nuk ka bërë më të mirën dhe në këtë formë u mendua se edhe mund ta mbyllte aventurën me bardhekaltërit pas vetëm një sezoni.

Megjithatë, drejtori Igli Tare, thekson se Muriqi gëzon respektin e stafit dhe se ai mund t’i japë shumë futbollit italian.

“Është viti i parë për të, ka pasur dy dëmtime, po ashtu ka pasur edhe Covidin dhe ia kanë vështirësuar integritetin në këtë skuadër. Muriqi gëzon respektin e të gjithëve dhe stafit. Shpresojmë shumë sepse që ai do të ketë sukses sepse është lojtar që mund t’i jap shumë futbollit italian dhe kombëtares së Kosovës”, u shpreh Tare.