Ernesto Valverde i bësoi rolin e titullarit Dembélésë në ndeshjen ndaj Sevillas, duke lënë në stol blerjen më të shtrenjtë të verës, Antoine Griezmann. Dikush mund të mendojë se ky vendim erdhi pasi francezi nuk është integruar si duhet dhe nuk po shfaqet në nivelin e tij më të mirë, por duket qartë se ishte një vendin taktik, duke marrë parasysh edhe dëmtimet e shumta në kampin “blaugrana”.

Ishte radha e Dembelesë për të luajtur gjithçka. Dhe kur Ousmane i bën mirë detyrat, është një mrekulli. I tillë ishte gjatë 45 minutave të para: shumë aktiv, i shpejtë, befasues, i paparashikueshëm. Pra, u shfaq në versionin e tij më të mirë.

Me lojën e tij në pjesën e parë, me siguri e vuri në mendime Valverden për takimet e ardhshme, kryesisht për El Clasicon.

Por 22-vjeçari u shndërrua totalisht në fraksionin e dytë, duke shfaqur anën e tij të errët, i vërshëllyer nga tfizoët, por i kritikuar edhe nga shokët e skuadrës. Humbi topa të lehtë, me Barcelonën që u kap në befasi në disa raste, goditjet e tij drejt portës ishin për t’u harruar. Por më e keqja do të vinte në fundin e ndeshjesh.

Pas kartonit të kuq të marrë nga Araujo, i thotë diçka të tepërt gjyqtarit Lahoz, që nuk ngurron t’i tregojë edhe atij kartonin e kuq. Një sjellje vërtet fëminore, që me siguri do t’i kushtojë edhe El Clasicon.Duket se ky “fëmijë” nuk do të mësojë kurrë. Edhe pse ka cilësi të jashtëzakonshme, Barcelonë duhet të durojë edhe anën e tij të errët. Sjellja e tij po bëhet gjithnjë e më e padurueshme.

Qëndron me orë të tëra pa gjumë duke u dëfryer me lojëra elektronike ose duke ndjekur filma, disa herë e ka zënë gjumi në stërvitje, nuk shkon në testet mjekësore, nuk ndjek dietën e një sportisti elitar dhe tani merr karton të kuq kur skuadra e tij po fiton 4-0 dhe kanëmbetur vetëm pak minuta lojë. Te Barcelona, nuk dinë më ç’të bëjnë me Dembelenë.