Të huazuarit e Interit vlejnë… 216 milionë euro

18/10/2019 - 12:49

Një thesar i vërtetë, si askush në Europë. Interi pret dhe shpreson që lojtarët e huazuar në Europë t’i bindin klubet përkatëse për të ushtruar opsionin e blerjes. Në lojë është një shifër monstruoze, e saktësuar nga “Transfermarkt” në plot 216,5 milionë euro. Më shumë se Reali i Madridit dhe Çelsi, të ndalur në 169,5 dhe 166,9 milionë.

Nga 24 të huazuarit, megjithatë, vetëm një pjesë ndodhen nën vëzhgim: Mauro Ikardi, Ivan Perisic, Raxha Naingolan, Zhoao Mario, Gabigol dhe Dalbert. Më lehtë çështja e lidhur me Jan Karamoh, i cili ndodhet po në huazim, por me detyrim blerjeje të fiksuar në 13 milionë euro plus 50% te kuota e shitjes së ardhshme.

Vetëm Ikardi, Perisiç, Naingolan, Zhoao Mario, Gabigol dhe Dalbert mbajnë “të bllokuar” plot 165 milionë potencialë, mes shlyerjeve në shifra të fiksuara dhe shifra merkatoje për momentin vetëm hipotetike (“Transfermarkt” ka vlerësuar Naingolanin me 20 milionë, ndërsa Dalbertin 10).Interi pret lajme, duke e ditur mirë se mbi të gjitha 70 milionët e Mauritos, 20 të Perisiçit, 18 të Zhoao Marios (shifra minimale) dhe Gabigol do të zgjonin ambiciet e merkatos së administratorit të deleguar Xhuzepe Marota dhe drejtuesit sportiv Piero Auzilio.

Pa llogaritur talentet e shumta që qarkullojnë mes Italisë dhe Europës, si Fakundo Kolidio (te Sint-Truiden), Gabriel Brazao (te Albasete), Samuele Longo (te Deportivo La Korunja), Ksian Emers (te Vasland-Beveren), Marko Pompeti (te Sampdoria) dhe Aksel Bakajoko (te St. Galen). Do të nevojitej një sezon super nga secili prej tyre. Dhe Interi bën tifozëri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Debati mbi futbollistin më të mirë në histori, është gjithnjë një temë e cila gjeneron shumë debat.

PSG hipotekoi kualifikimin për në Champions por më shumë se sa një bileta për në fazën me eliminim direkt, ajo që më bëri më shumë përsht

Inter është kthyer prepotent në Serie A këtë sezon por dështuan në mënyrë të pabesueshme në Champions, duke vërtetuar dhe një herë se jan

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, doli ditën e sotme para mediave, për të folur në prag të ndeshjes së nesërme që ekipi i tij luan kundër

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij.

Hulio Kruz është një nga ata lojtarë që kanë mbetur në zemrat e tifozëve të Interit.

Teuta e Bledi Shkëmbit do luajë ndeshjen e rradhës në kampionat, përball Kukësit në transfertë.

Teuta është duke u përgatitur për një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, atë me skuadrën e Kukësit.

Durrësi dhe Teuta kaluan një peri udhë të vështirë për disa ditë me radhë, por ndaj Skënderbeut ekipi u rikthye te rezultatet e mira.

Sikur të mos mjaftonin polemikat pas eliminimit në Champions League, në rrjetet sociale orët e fundit ka përfunduar në shenjestër Kristia