Debutim në Champions brenda në “San Siro”, dhe me një gol ndaj Interit. Peter Olainka as nuk do ta kishte çuar nëpër mend diçka të tillë, në kohën kur luante në Shqipëri, tek Bylisi apo Skënderbeu.

Por, ëndrrat duket se janë bërë realitet për djaloshin nigerian, i cili në intervistën pas ndeshjes me zikaltrit, tregon emocionet e para se si ndihej për një arritje kaq të madhe.

Piter, debutuat me një gol në Champions. Si ndiheni?

Është diçka fantastike për mua, të shënoj golin e parë në Champions. Ndihem shumë mirë, e pabuesheshme. Sa shumë mendime po më vinin në kokë pas golit.

Çfarë ndjeve sepse ishte një goditje e vështirë?

Pas golit, pashë anësorin, dhe nuk isha offside. Po mendoja shumë gjëra pastaj, më dukej e pabesueshme. Më dukej e pabesueshme. “San Siron” e kisha parë vetëm i vogël, në TV. Për një moment nuk e besoja dot, dhe pastaj arbitri po shikonte VAR-in. Dhe unë po thosha: ‘Të lutem Zot, mos ma ndalo këtë ndjenjë’. Më pas, ishte gol, dhe u ndjeva shumë i lumtur pastaj.

A është mjaftueshëm një barazim 1-1 me Interin në “San Siro”?

Mendoj se duhet të jemi krenar për këtë moment. Interi është një klub gjigant, një nga më të mirët në botë. Duhet të jemi krenarë. Mund t’i merrnim 3 pikët, por për fat të keq nuk i morëm. Duhet të jemi krenarë për veten.

Festa me tifozët?

Ishte diçka e çuditshme, sepse normalisht qëndrojnë afër me fushën, por këtu ishin shumë larg. Por, festuam disi. Ishte shumë bukur.