Tek Interi s’ka më vend për Eriksenin, Mourinho gati të mirëpresë te “Spurs”-at

16/01/2021 - 21:10

Christian Eriksen mun t’i kthehet së shkuarës. Orët e fundit ka lindur ideja që danezi të ribashkohet me Tottenhamin, skuadër ku pati shkëlqimin e tij të madh para se t’u bashkohej zikaltërve, me të cilët vazhdon të vuajë, duke mos gjetur hapësirat e nevojshme në formacion.

Kjo intrigë e tregut të transferimeve për janarin zbulohet nga “Sky”, që shkruan se Josè Mourinho do ta mirëpriste danezin te “Spurs”-at, por vetëm me formulën e huazimit.Pengesë kryesore për arritjen e marrëveshjes është paga e lartë që Eriksen merr tek Interi: 7.5 milionë euro.

Përfaqësuesit e 28-vjeçarit janë në bisedime me klube të ndryshme në Premier League, ku synojnë ta sistemojnë klientin e tyre. As pozicioni i ri në fushë në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndaj Fiorentinës, nuk e ka bindur Conten për të mbajtur në organikën zikaltër danezin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Skuadra kineze e Jiangsu FC, e cila fitoi titullin në muajin nëntor, nuk do të jetë më pjesë e elitës së futbollit kinez.

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kroat, Zlatko Kranjçar.

Në ndeshjen PSV-Ajaks e cila përfundoi me shifat e barabarta 1-1, gati sa nuk plasi konflikti në minutat e fundit të ndeshjes.

Teuta barazoi 2-2 me Kukësin në “Niko Dovana”. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, duke u barazuar nga verilindorët.

Çfarë nuk u pa në TV në sfidën Teuta-Kukësi të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”:

Nuk ka fitues në super sfidën e kësaj fundjave në Premier League mes Manchester United dhe Chelsea.

Inter arriti një tjetër fitore në Serie A, duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Pavarësisht se aventura me Tiranën ka përfunduar, Emanuel Egbo vazhdon të shijojë suksesin e arritur sezonin e shkuar, kur u shpall kampi

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xho

Kampionati italian po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe i luftuar, dhe Milanin e pret një tjetër test i rëndësishëm nesër në mbrëmje (2