Telashe për futbollistin e Inter, kalon me semafor të kuq me “Rolls Royce”-in luksoz dhe testi i alkoolit i del pozitiv

12/07/2020 - 19:03

Një moment pa dyshim jo i mirë për Marcelo Brozoviç, në fushën e gjelbër për shkak të dëmtimeve por edhe jashtë saj.

Natën mes të premtes dhe të shtunës mesfushori i Interit, në bordin e makinës së tij “Rolls Royce Cullinan” (motor me 600 kuaj fuqi dhe çmimi mbi 350 mijë euro), u ndalua nga një patrullë e karabinierëve pasi kishte kaluar me semaforin e kuq në Piazza Cantore, jo larg nga zona e Naviglit, në Milano.

Kroati iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pak përtej kufijve të lejuar. Policia i merr patentën.

Rezultati i provës së alkoolit: 0,54 gramë alkool për litër gjaku, pak më i lartë se kufiri maksimal i lejuar me ligj prej 0.50, por i mjaftueshëm sa duhet për sanksionin.

Brozoviç u gjobit edhe për targën gjermane të makinës, e cila është e regjistruar në emër të një kompanie me qendër në Mynih, pavarësisht se është banor në Itali prej më shumë se 60 ditësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Brazili është një nga vendet, ku Covid-19 ka përhapjen më të madhe.

Zlatan Ibrahimovic do të vijojë karrierën e tij te Milani, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Çmimi i lartë i kartonit të mbrojtësit serb të Fiorentinës Nikola Milenkovic, ka bërë që Interi të ndërrojë objektiv për mbrojtjen dhe të

Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës edhe shorti për turin e parë eliminator të UEFA Europa leagues, ku kompeticion në të cilin Shqipëria

Albano Aleksi ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në mesfushën e Teutës gjatë sezonit të fundit.

Teuta mbylli një sezon të suksesshëm me fitimin e Kupës dhe kualifikimin në Kupat e Europës.

Fituesit e Kupës së Shqipërisë Teuta do të përballen në raundin e parë të Ligës së Europës me ekipin izraelit të Beitar Jeruzalem.

Brad Binder është bërë afrikanojugori i parë që merr fitoren e parë  në MOTOGP, në çmimin e madh të Republikës së Çekisë.

Tirana u shortua me Dinamon e Tbilisit në eliminatorët e Ligës së Kampionëve.