Telashe për Ronaldon, rikthehet çështja e përdhunimit së ish-gruas së shqiptarit, avokatët kërkojnë shtëpinë e portugezit

24/05/2019 - 11:05

Duket se Kristiano Ronaldo do të përballet me telashe të reja në horizont. Portugezi akuzohet nga Kethrin Majorga për një përdhunim të kryer nga portugezi në 2009. 35-vjeçarja ka paditur portugezin dhe sipas asaj që raporton “Mirror”, avokatët e saj kanë filluar “gjuetinë”.  Policia amerikane ka rihapur hetimin e 2009-ës dhe që nga ai moment avokatët e Ronaldos bënë gjithçka për të fshehur vendbanimin e tij në Torino, por tani është në dorë të prokuorisë të zbulojë se ku jeton Ronaldo.

Në këtë mënyrë, ai mund të paditet. Avokatët e Majorgës kontaktuan policinë italiane për të dorëzuar thirrjen për në gjykatë, te cila do të dërgohet brenda disa javësh me postë. Deri tani Ronaldo e ka mbrojtur veten nga këto akuza duke i mohuar, por nëse thirrja mbërrin ai do të detyrohet të shkojë në gjykatë për të mbrojtur veten.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka qenë ajo që ka botuar dëshminë e vajzës, por në një shkrim tregon se ajo ka qenë e martuar më një shqiptar. “Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj.

“Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjeja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas disa lëvizjeve në repartin e mbrojtjes, Teuta tashmë mendon edhe për sulmin.

Pas zyrtarizimit të Marko Xhiampaolos te Milani, zërat për afrime lojtarësh kanë qenë të shumtë.

Atletiko Madrid thuajse e ka siguruar blerjen e parë për këtë merkato, me Zhoao Feliks që do të shndërrohet në transferimin më të shtrenj

Para disa ditësh, Vanda Nara ka telefonuar Antonio Konten, teknikun e ri të Interit.

Policia greke ka vënë në pranga 3 shqiptarë në kufirin greko-shqiptar, nën akuzën e trafikimit të marijuanës.

Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm.

Teuta nuk përforcoi vetëm organikën gjatë merkatos së verës së kaluar, por edhe stafin teknik.

Teuta ka zhvilluar miqësoren e parë në tokën bullgare, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Europa League.

Ekipi i Partizanit ka mbyllur ditën e pestë të përgatitjeve, në fazën përgatitore që po zhvillon në Slloveni.

E përditshmja angleze, Daily Star, raporton se Granit Xhaka mund të jetë kapiteni i Arsenalit për sezonin e ardhshëm.  Klubi londinez e m