Teuta ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe skuadra durrsake do t’i përqendrojë përgatitjet në dy “frontet”, Kupën e Shqipërisë, të cilën e luan në mesjavë si dhe kampionatin, në fundjavë kur do të luajë me Skënderbeun për kampionat.

Durrsakët kanë vuajtur shumë mungesën e Sherif Kallakut, çka u pa qartë edhe ndaj Vllaznisë, ndonëse durrsakët prodhuan raste dhe iu afruan shumë golit. Trajneri Blendi Shkëmbi ka si synim që të fitojë Kupën e Shqipërisë, ndërsa në kampionat durrsakët synojnë pse jo edhe titullin këtë sezon.

Durrsakët e luajnë ndeshjen e parë me Tërbunin e cila luhet në qendrën stërvitore në Kamzë, ndaj edhe pritet që në këtë sfidë trajneri Shkëmbi t’u japë më shumë hapësirë atyre lojtarëve që nuk janë aktivizuar por edhe të rinjve që janë pjesë e 25-shes që janë federuar.

Ndërsa në kampionat, me Skënderbeun ka tjetër “melodi”, pasi durrsakët do të synojnë 3 pikët. Në këtë sfidë, Shkëmbi do ta ketë skuadrën më të plotë se herët e tjera.