Ters për Grezdën, shqiptari dënohet nga Gjykata skoceze

21/04/2019 - 21:30

Nuk ka qenë një sezon aspak i lehtë për Eros Grezdën në Skoci. Shqiptari u ble nga Rangersi për 2 milion euro nga skuadra e Osijekut me shpresën e mirë që të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, por nuk ka gjetur veten.

Si të mos mjaftonin problemet që ka në fushën e lojës, shqiptari ka përfunduar dhe në gjykatën skoceze. Grezdës iu pezullua patenta duke qenë se humbi  pikët e saj. Ai ka pak muaj që jeton në Skoci, por duket se po vuan shumë me rregullat e qarkullimit.

Gjakovari kaloi një semafor me dritë të kuqe dhe u paraqit në gjykatë ku u shpall fajtor dhe iu hoq patenta për 6 muaj. Shqiptari duhet të paguajë dhe 350 paundë gjobë për këtë shkelje. Kjo nuk ishte shkelja e parë për të, pasi më herët kishte humbur dhe 12 pikë të tjera. Shpresojmë të zërë mend dhe të zbatojë rregullat, pavarësisht se duket e vështirë duke ditur dellin e shqiptarit në gjak!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

James Milner ka pohuar se Lionel Messi e ka quajtur atë gomar gjatë përballjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Liverpoo

Allegri mund të rikthehet në stolin e Milanit sezonin e ardhshëm.

Tragjedi në sportin e Motokrosit në Itali, gjatë provave të kampionatit italian për të rritur, në Mondavio, Pesaro Urbino.

26 vitet e pritjes morën fund këtë pasdite në stadiumin “Selman Stërmasi”, kur kapiteni Alban Hoxha ngriti lart edhe zyrtarisht

Fitore 2-1 mori edhe Kastrioti në sfidën e luajtur në “Redi Maloku” përballë Teutës, por ky triumf mund të mos mjaftojë që krut

Për të parën herë në histori, një pronar katariot mund të zbarkojë në futbollin anglez.

umbja e Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit (1-2 ndaj Valencia) ka lënë një shije të hidhur te lojtarët.

Prindërit dhe fëmijët janë bashkuar për të ofenduar një arbitre 22-vjeçare, femër.

Pas suksesit të Bayernit të Mynihut në finale të Kupës së Gjermanisë, drejtuesit e klubit bavarez konfirmojnë në detyrë trajner

Aventura e David Silvas te Manchester City-t është drejt fundit.