Barcelona u mund mbrëmjen e djeshme nga Atletico Madrid dhe normalisht që zhgënjimi është i madh. Veç kësaj, mërzia shtohet edhe për shkak të dëmtimit të mbrojtësit Gerard Pique.

Ky i fundit doli nga fusha e lojës në fillim të pjesës së dytë, pasi mori një goditje në gju dhe më pas e zuri edhe keq. Mbrojtësit doli me duar në kokë, ndërkohë që mediat në Spanjë raportojnë se mund të mungojë gjatë.

Bëhet fjalë për një periudha nga katër në gjashtë muaj, që mbetet të konfirmohet pas kontrolleve mjekësore. Veç Pique, probleme shfaqi edhe Sergio Roberto.