Mbrëmjen e djeshme janë ndezur për herë të parë projektorët e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arenës kombëtare”, ku punimet janë në përfundim dhe së shpejti pritet inaugurimi.

Ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishaj, ai që ka publikuar në faqen e tij në Faceboook, foto nga stadiumi “Arena Kombëtare”, i ndriçuar nga drita e projektorëve.

Kujtojmë që pak ditë më parë përfundoi edhe shtrimi i tapetit të gjelbër në stadium, ndërsa ndeshja e parë që pritet të luhet aty, është ajo mes Shqipërisë dhe Francës, në muajin nëntor.