Kruniç, Rebiç, Hernandez e Çalhanoglu presin të negativizohen nga koronavirusi, teksa Gabia vazhdon të kurojë gjurin e ndrydhur.

Selemekers dhe Romanjoli do të mungojnë për arsye kartonësh ndërsa Benaser do të ketë nevojë për ende pak kohë që të shërohet nga tërheqja në kofshë.

Algjeriani humb kështu së bashku me te sipërpërmendurit ndeshjen me Atalantën, ku Pioli do të mund të përdorë Simon Kjaerin.

Danezi i dalë nga fusha i dëmtuar kundër Kaljarit pas vetëm një pjese loje, duket se do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës në 18:00 pasi i ka kapërcyer problemet ne mes.