Lufta për titullin është hapur, por mjaft e ndezur duket lufta për Europën, pasi me rezultatet e fundit janë shumë ekipe në lojë që duan vendin e tretë. E megjithatë, duket se durrsakët kanë konsoliduar pozitat në renditje.

Ajo që duhet theksuar ka të bëj me faktin, se skuadra e Teutës ështtë në formë mjaft të mirë, e madje në tetë takimet e fundit, kampionat, përfshi këtu edhe Kupën e Shqipërisë nuk ka humbje (e fundit me Bylisin).

Ndaj edhe me Kukësin në “Elbasan Arena”, skuadra e Edi Martinit do të synojë që të marrë rezultat pozitiv, pse jo edhe ta fitojë ndeshjen, duke qenë se ka pasur një rendimemt në rritje nga ndeshja në ndeshje, ndërsa vetë synimi për Europën i bën durrsakët që të jenë optimist në këtë sfidë kampionati.

Në këtë sfidë, trajneri Edi Martini do ta ketë skuadrën e plotë, pasi të pezulluar nuk ka, ndërsa në aspektin fizik skuadra gëzon një formë mjaft të mirë…