Bylisi dhe Teuta duket se janë “abonuar” golin këtë sezon, teksa edhe ditën e sotme në përballjen mes tyre nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola.

Pjesa e parë ishte shumë e bukur, me të dyja skuadrat që kishin disa raste për shënim, por nuk i shfrytëzuan si duhej. Në pjesën e dytë, gjithçka u vështirësua për Teutën, me durrsakët që mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Rustem Hoxhës, i cili pas një dueli ajror me Ndrecën, shakton faull dhe Jorgji e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë pavarësisht se Bylisi ishte me një lojtar më shumë, nuk ia doli të shënonte të paktën një gol dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0.

Ky është barazimi i katër për të dyja skuadrat në 5 ndeshje kampionat, teksa Teuta shkon në kuotën e 7 pikëve, për shkak se ka një fitore, ndërsa ballshiotët shkojnë në kuotën e 4 pikëve dhe nuk njohin ende fitore në kampionat për këtë sezon.