Teuta ka nisur përgatitjet në fillim të javës dhe durrsakët deri më tani kanë zyrtarizuar pesë afrime, ndërkohë që edhe të tjerë janë në provë. Njëri prej tyre, Boubacar Traore, arriti të shënojë në testin që durrsakët zhvilluan me të rinjtë dhe e fituan 4-0.

Veç sulmuesit senegalez, në provë është edhe Djidjiwa, Vogli dhe Saraçi, por në ditët në vijim pritet të ketë edhe të tjerë elementë që do tentojnë të bindin stafin teknik dhe të udhëtojnë më pas drejt Ohrit, ku do të zhvillojnë fazën përgatitore.

Të premten, Teuta luan një tjetër miqësore. Në stadiumin “Niko Dovana” prej orës 18:00 dy ekipet do të zbresin në fushë dhe do të matin forcat. Më së shumti do shërbejë si test për lojtarët në provë.