Teuta cakton miqësoren e fundit, në fundjavë kthehet në shtëpi

14/08/2019 - 15:03

Klubi i Teutës po finalizon përgatitjet për sezonin e ri në kampin stërvitor që ka zhvilluar në Korçë, ku trajneri Bledi Shkëmbi i ka dhënë shumë rëndësi formës fizike të lojtarëve para startit të një sezoni shumë të lodhshëm e me një kalendar të ngjeshur.

Durrsakët kanë pretendime të mëdha për këtë sezon ndaj i japin rëndësi çdo detaji për përgatitjet e tyre të cilat do të finalizojnë këtë javë "etapën korçare" për t'u mbyllur në Durrës në javën para fillimit të Superiores.

Në këtë javë të fundit qëndrimi në Korçë, skuadra do të zhvillojë një tjetër miqësore për të parë gjendjen e lojtarëve. Durrsakët kanë gjetur kundërshtarin e radhës dhe të mërkurën do të luajnë përballë Devollit një ndeshje kontrolli po në qytetin e Korçës, në mënyrë që të kenë idetë më të qarta për situatën e çdo lojtari para fillimit të sezonit të ri.

Më pas, në fundjavë skuadra do të kthehet në Durrës dhe që nga e hëna e javës së ardhshme, do të nisë përgatitja specifike për duelin e javës së parë të kampionatit që sheh ekipin e Shkëmbit të luajë kundër Bylisit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Itali, por ende mbetet një rebus skuadra që do të zgjedhë për të vazhduar karrierën e tij.

Arbitri Sokol Bebja u sulmua nga tifozë të skuadrës së Shkumbinit në sfidën e Kategorisë së parë ndaj Dinamos.

Superiorja rikthehet mesjavën e ardhshme, e madje skuadrat do të luajnë në mesjavë, pikërisht të mërkurën e 18 dhjetorit, kur të dhjeta s

Derbi lë me pasoja stadiumin “Air Albania”, ndërsa FSHF kërkon dënimin e shkelësve të ligjit.

Pas shkarkimit të trajnerit Bledi Shkëmbi, Teuta nuk ka humbur kohë dhe ka rikthyer pas 10 vitesh në stol Edi Martinin.

Jurgen Klop i ka quajtur propozimet për ndeshje ekstra në Champions si një idiotësi të madhe.

Klubi i Teutës e ka cilësuar të turpshëm gjykimin e kryesit Juxhin Xhaja dhe asistentëve të tij në ndeshjen ndaj Kukësit.

Paulo Dybala është pa diskutim njeriu i momentit te Juventus.

Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit.

Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë austriakëve të Wolfsberger, duke u kualifikuar e dytë e grupit në fazën e 1/16-ave të