Sebino Plaku mendohet të jetë afrimi i parë i Teutës në merkaton e janarit. Palët janë dakordësuar dhe sot pritet që të bëhet zyrtarizimi.

Sulmuesi me përvojë në fillim të sezonit u bashku me Kastriotin, por duke mos pasur hapësirën e duhur, do të ndryshojë ambient.

Plaku mund të bëjë rokadë me Asion Dajën, pasi mesfushori i Teutës parashikohet të kalojë te krutanët. Nëse sulmuesi quhet thuajse i mbyllur te Teuta, për Dajën te Kastrioti ka dilema.