U publikua lajmi se një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës durrsake, Renato Arapi do të mungojë ndaj Tiranës, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Mirëpo, sipas durrsakëve mbrojtësi shtatlartë nuk ka katër kartonë. Durrsakët në profilin e tyre zyrtar në “Facebook” bëjnë me dije se mbrojtësi shtatlartë do të jetë për lojë në sfidën e rëndësishme të fundjavës ndaj Tiranës, pasi ai ka tre dhe jo katër kartonë të verdhë.

Nuk dihet nëse durrsakët e kanë nxjerrë vetë këtë konstatim apo kanë marrë edhe konfirmimin e FSHF-së që në tilla raste duhet që të sqarojë situatën.