Teuta nuk humb kohë, por është e përqendruar në merkato për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm. Trajneri i ri Bledi Shkëmbi ka afruar dy futbollistë nga Kosova, për të cilët mendon se do të jenë përforcime të rëndësishme për skuadrën durrsake.

U prezantuan futbollistët Florent Avdyli dhe Roni Gashi, të dy të marrë nga skuadra e Lirisë së Prizrenit. Trajneri Shkëmbi ka drejtuar skuadrën kosovare dhe i njeh mirë të dy të rinjtë me të cilët i konsideron si talente, që mund të bëjnë mirë në ekip.

Një emër tjetër që u bë pjesë e ekipit durrsak, është mesfushori i 20 vjeçar që ka qenë pjesë e Laçit, Sherif Kallaku. Kështu te skuadra bregdetare mesfusha mund të quhet e blinduar me këto 3 afrime. Blerja e parë e durrsakëve ishte Edison Ndreca, mbrojtës i majtë që më parë mbante veshur fanellën e Besëlidhjes.