Teuta luan një ndeshje delikate, pasi do të ndehet me Skënderbeun në qytetin  Korçës, ditën e shtunë në orën 16:00. Durrsakët e trajnerit Blendi Shkëmbi shkojnë në këtë sfidë pas dy barazimeve radhazi, ndaj Tiranës në transfertë dhe me Vllazninë në shtëpi, të dyja me shifrat e bardha, 0-0.

Durrsakët në këtë sfidë do të jenë më të plotë, pasi do të jenë për lojë, si Kallaku, ashtu edhe Çyrbja. Trajneri Shkëmbi dhe skuadra synojnë pikët e plota në këtë transfertë, ndonëse përballë kanë një ekip si Skënderbeu që ka pasur oscilacione në javët e fundit..

Durrsakët këtë sezon kanë si synim të deklaruar Europën, por edhe fitimin e Kupës së Shqipërisë, por skuadra do të vijojë edhe garën për kreun në Superiore në këtë kampionat dhe jo më kot janë bërë shumë afrime gjatë merkatos së verës…