Teuta gati për Flamurtarin, një mungesë e sigurt për Shkëmbin

14/08/2018 - 16:32

Teuta e nis kampionatin me Flamurtarin. Një derbi bregdetar që pritet me interes. Tifozeritë e të dyja ekipeve janë kurioze për të parë skuadrat e tyre në fushën e blertë.

Ndryshimet nga vjet janë të shumta, ndaj edhe ka shumë interes.Trajneri Bledi Shkëmbi pati mundësinë të shohë skuadrën e tij në trofeun “Pascucci” dhe tani duhet të mendojë për formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Grupi nuk do të jetë i plotë. Mungesa e vetme është ajo e Sherif Kallakut, mesfushorit që durrsakët e morën nga Laçi këtë verë.

Fantazisti shihet si një lojtar i rëndësishëm për Teutën këtë sezon, por ende nuk është gati për lojë.Problemet me muskujt e barkut e kanë penguar gjatë fazës përgatitore dhe tani mesfushori i Shpresave po punon i diferencuar dhe mbetet për t’u parë se kur do të jetë i gatshëm për lojë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta është pushim këtë javë, pasi në program ka takimin me Kamzën e përjashtuar nga kampionati.

Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci mori pjesë në një event marketingu lidhur me Champions Ligën në Tiranë.

Projekti i Realit 2019-2020 po merr formë dhe trajneri Zidan po e udhëheq vetë planin e rindërtimit të skuadrës.

Tajneri që eliminoi “Zonjën e Vjetër” nga Champions-i jeton në një apartament të vogël mbi një supermarket në qytetin e Amsterdamit.

Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Për herë të parë në vitet e fundit kampionati shqiptar mund të mbyllë llogaritë kryesore shumë javë përpara fundit, duke nisur që nga xhi

Teuta vijon përgatitjet. Në sytë e futbollistëve, por edhe stafit teknik shihej qartë zhgënjimi pas disfatës së fundit në kampionat.

Edoardo Reja nuk premtoi objektiva madhorë në prezantimin e tij si trajner i kombëtares shqiptare por megjithatë ish-tekniku i Napolit dh

Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet mbi shkeljet që kanë ndodhur në fushat e futbollit.